Lënda narkotike e sekuestruar

Lezhë/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohet 19 vjeçari, 3 në hetim (EMRI)

11 Nëntor, 16:09| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:29

  • Share

Lezhë-Një 19 vjeçar është vendosur në pranga dhe tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, pasi policia gjeti një sasi kanabisi të ndarë me doza në makinën që po lëviznin në Lezhë.

Lënda narkotike e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, u gjet nën sediljen ku ishte ulur i riu Samuel Krosi, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu sekuestruan kokainën dhe makinën tip 'Golf' që po lëviznin të rinjtë.

"Gjatë kontrolleve të kryera 24/7, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në lagjen “SMT”, është ndaluar automjeti tip “Golf”, i cili drejtohej nga shtetasi K. B., 22 vjeç dhe kishte pasagjerë shtetasit S. K., 19 vjeç, K. B., 22 vjeç dhe S. Sh., 23 vjeç, të katërt banues në Mamurras", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?