Foto nga vendngjarja, makina që ka përfunduar në kanal

Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, zjarrfikësit nxjerrin nga Benzi dy gratë e bllokuara

14 Shtator, 15:31| Përditesimi: 14 Shtator, 16:29

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Lezhë, ku drejtuesja Z. B., 31 vjeçe e një automjeti tip Benz ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Ngjaja u regjistrua në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Mjeti ka pësuar dëmtime të shumta, dhe dy gra që udhëtonin në të mbetën të bllokuara për disa minuta.

Në vendngjarje shkuan dy autoambulanca edhe forca zjarrfikëse, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të këtyre të fundit, u be e mundur nxjerrja e dy shtetaseve që kishin mbetur të bllokuara në automjetin e rënë në kanal.

Sipas burimeve, dy të lënduarat u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në aksin rrugor dytësor, në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen Z. B., 31 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara lehtë drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe. Të dyja ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

V.GJ /S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?