LEZHË- 4 persona mbeten të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoj në një parcele.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Blinisht.
Katër personat të cilët udhëtonin në automjetin tip "Benz", u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë për jetën si shkak i plagëve të marra në disa pjesë të trupit.
Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i treti që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës.
3 persona të tjerë mbetën të plagosur të martën në 2 aksidente të ndryshme që ndodhen në supertradën Lezhë-Laç.