Lezhë-Një person mbeti i plagosur, pas përplasjes së një mjeti ku udhëtonin një prift dhe disa murgesha me një furgon në fshatin Fishtë të Lezhës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të së dielës, në rrugën dytësore që lidh Fishtën superstradën Lezhë-Shkodër.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i furgonit shtetasi me inciale D.M i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ka marrë disa fraktura dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërsa prifti dhe murgeshat të cilët udhëtonin në automjetin tip 'Golf', fatmirësisht nuk morën lëndime.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili paraprakisht mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit, ‘Golf’ duke shkaktuar përplasjen e fortë me furgonin.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh për vitin 2025 në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, me një bilacë një i vdekur dhe një i plagosur.