Lezhë/ Aksident i trefishtë, përplasen 2 makina dhe 1 furgon! Plagosen 2 persona

20 Shtator, 19:17| Përditesimi: 20 Shtator, 19:48

  • Share

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të lagjes Sake, ku si pasojë janë plagosur 2 persona.

Mjeti 'Volkswagen' që vinte në drejtim të Lezhës është përplasur ballë për ballë me një mjet tip 'Mercedez', ndërsa, në aksident u përfshi edhe një furgon me shtetas polakë, por pa probleme për pasagjerët që ishin në të.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti tip 'Mercedez', për të shmangur një kanal uji.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30 në aksin rrugor “Lezhë- Shëngjin”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin  R. Ç, dhe me automjetin me drejtues shtetasin P. T., 

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit  shtetasi M. V., dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi R. Ç.,  të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?