Lezhë/ Mbahen homazhe për Motër Roza Sykun në Kishën e Tales, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare

8 Mars, 18:19| Përditesimi: 8 Mars, 18:33

  • Share

Mes dhimbjes iu dha lamtumira Motër Roza Sykut, e cila ndërroi jetë në moshen 58-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Homazhet dhe mesha e shenjtë u mbajten në vendlindjen e saj në Tale të Lezhës, aty ku shërbeu gjatë viteve të fundit të jetes.

Ndërsa dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Rrëshenit e kujton motër Rozën, si misionare që ia kushtoi jetën Zotit dhe besimtarëve.

'Motër Roza Sykun, saleziane, e kam njohur qysh herët, kur kam qenë meshtar i ri në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ajo vinte nga një familje shumë e nderuar dhe shumë fisnike e Bregut të Matës. Komunizmi kishte goditur me gjithë fuqinë e grushtit të tij familjen e saj. E megjithatë ata mbetën një familje fisnike. Dy vajzat, Motër Roza e Motër Drita iu kushtuan Zotit. Herën e fundit që jemi parë ka qenë para disa vitesh e pas pak ajo filloi betejën e saj me një sëmundje që i mori jetën.', thotë Dom Gjergji.

Motra e murgeshes së ndjere kujtoi çastet e fundit të jetës sa saj, teksa luftonte me sëmundjen e rëndë.

Motër Roza Syku u bë pjesë e Kishës Katolike në vitin 1997 dhe ka shërbyer në Shkodër, Romë, Tiranë dhe së fundmi në vendlidjen e saj. Ajo do të mbetet gjatë në memorien e atyre që e njohën si mugreshë e përkushtuar për komunitetin ku ka shërbyer!

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?