LEZHË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’, pasi i është gjetur një kallashnikov pa leje në banesë. 41-vjeçarit Xhevahir Çupi, në territorin rreth banesës, në fshatin Simon, Mirditë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit Tempulli u sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, Mirditë.
Nga hetimet rezultoi se kjo lëndë narkotike iu përkiste shtetasve Kastriot Çupi dhe Paulin Çupi (kushërinj), të arrestuar nga Policia, me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve lënde narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua nga Policia, ditën e zhvillimit të megaoperacionit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Dy persona janë arrestuar në Kavajë në kuadër të operacionit “Tempulli”. Të arrestuarit shisnin doza kanabisi në zonat që frekuentoheshin nga të rinjtë. Në pranga kaënë rënë S. K., 20 vjeç dhe A. U., 22 vjeç, të dy banues në Kavajë.
Policia i ka arrestuar 2 të rinjtë teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 2 armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti.