Mbishkrimet me gjuhë urrejtje në muret e disa objekteve në zona publike të qytetit të Lezhës po kthehen në art mural.
Me moton "Shpërndaj Dashuri", iniciativa u ndërmor nga të rinjtë e Këshillit Rinor me mbështetjen e Bashkisë, të cilët deri tani kanë realizuar 3 piktura murale.
“Ne duam të përcjellim mesazhin e dashurisë dhe solidaritetin mes të rinjve”, tha Vasilika Laska, aktiviste.
Iniciativa e të rinjve të qytetit u përshëndet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili vizitoi nga afër muralet.
Komento