Plazhi i Talës

Kronikë

Lezhë, mbytet një 58-vjeçar në plazhin e Tales! Në zonë nuk kishte roje bregdetare

2 Korrik 2021, 18:24| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 18:54

  • Share

Pushimet janë kthyer në tragjedi për familjen Mustafaj, ku kryefamiljari ka humbur jetën pasi është futur për t’u larë në plazhin e Tales në Lezhë.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 17:35 , ku 58-vjeçari Naim Mustafaj, banues në Burrel, ishte futur në det për t’u larë në plazhin e Hidrovorit në Tale të Lezhë. Mustafaj me origjinë nga Burreli rrezikoi të mbytej në det dhe u arrit të nxirrej prej atje i gjallë, por fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik në shumë zona bregdetare mungojnë rojet bregdetare. Disa ditë më parë ministri Blendi Klosi paralajmëroi se të gjithë ato pronarë që nuk marrin masa dhe nuk vendosin roje bregdetare do të mbajnë përgjegjësi dhe do të ndiqen penalisht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?