Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë, mbytet 27-vjeçari në plazhin e Tales

30 Korrik 2021, 20:00| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 22:18

  • Share

LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Tales në Lezhë ku një i ri është mbytur. Policia njofton se është mbytur Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

'Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim se një 27-vjeçar është mbytur, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?