Policia e Lezhës gjatë një aksioni

Kronikë

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

7 Qershor, 15:09| Përditesimi: 7 Qershor, 15:14

  • Share

Lezhë- Një grup të rinjsh që dyshohet se janë të përshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike të forta, përfshi edhe ato sintetike si ekstazi dhe MDMA, është goditur nga Policia e lezhës gjatë një aksioni të zhvilluar orët e fundit.

Burime zyrtare bënë me dije sot (7 qershor) se janë arrestuar 2 prej tyre dhe 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë E J., 25 vjeç, dhe E S, 32 vjeç, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për; A D., 24 vjeç, S G., 35 vjeç, B M., 22 vjeç, C. U., 36 vjeç, A. T., 22 vjeç, F G., 24 vjeç, S R., 28 vjeç, K Z., 28 vjeç, D. K., 38 vjeç, E. S., 30 vjeç, F. A., 35 vjeç dhe S. A., 34 vjeç”, bëri me dije policia vendore.

Policia sqaroi se gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të automjeteve me të cilat lëviznin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuara  narkotike, kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA.

Hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?