Kronikë

Lezhë/ Merr flakë makina e parkuar, zjarrfikësit ndalojnë përhapjen e zjarrit te mjetet e tjera! Policia nis hetimet (VIDEO)

7 Tetor, 20:41| Përditesimi: 7 Tetor, 20:43

  • Share

Një automjet tip “Volkswagen Golf” është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Mjeti ndodhej i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt automjeteve të tjera që ndodheshin pranë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar, dhe policia po heton nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo për një defekt teknik në automjet.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mundi Serbinë e 'blindoi' vendin e dytë në grup, besoni se shkojmë në Botëror?