Kronikë

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët! Sekuestrohen eskavatori dhe 3 kamionët (EMRI+VIDEO)

29 Korrik, 15:02| Përditesimi: 29 Korrik, 15:22

  • Share

Lezhë- Ushtronte aktivitet të paligjshëm duke gërryer lumin Mat dhe marrë inerte, shpallet në kërkim administratori, procedohen 3 punonjësit dhe sekuestrohen eskavatori dhe tre kamionët.

Policia e Lezhës ka vijuar edhe sot (29 korrik) aksionin kundër ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirave publike në të gjithë qarkun. Në pranga ra biznesmeni që ushtronte aktivitetin e paligjshëm, Sandër Paluca, 39 vjeç, nga Kamza, Tiranë, për të cilin po punohet që të ndalohet.

Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë; U shpall në kërkim edhe S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia vendore. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?