Kronikë

Lezhë/ Motoçikleta përplaset me shtyllën, plagoset çifti i bashkëshortëve! (VIDEO)

27 Maj, 15:12| Përditesimi: 27 Maj, 15:46

  • Share

Lezhë- Nje çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në aksident rrugor (27 maj).

Ngjarja ndodhi pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin, humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi rrugor.

Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të “Kryqëzimit të Rrilës”. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia vendore, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?