Lezhë/ Ndahen çmimet e konkursit letrar ‘At Gjergj Fishta’, ja 3 autorët fitues

24 Tetor 2022, 21:15| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 21:19

  • Share

Durim Taçi me romanin “Liqeni në mes të detit”, Arben Dedja me librin poetik “Italian job” dhe Frano Kullin me botimin “Fjalori i Gjergj Fishtës” janë fituesit e çmimeve letrare “At Gjergj Fishta” për vitin 2022.

Në konkursin e zhvilluar në Lezhë morën pjesë 22 autorë, ndërsa librat u vlerësuan nga juria e përbërë nga emra të njohur të letrave, si Stefan Çapaliku, Ndue Dedaj dhe Suela Bala.

Në këtë edicion u ndanë dhe tre çmime të karrierës për Zija Çelën, Rudolf Markun dhe Tonin Çobanin.

Konkursi u organizua nga Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ndërsa çmimet letrare kombëtare ndahen me rastin e 151-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?