Lezhë- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual është arrestuar nga blutë e Lezhës.
Valentin Kovaçi u kap në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), ku edhe qëndronte i fshehur, njoftoi sot policia.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet më tej në njoftim.
Si provë materiale u sekuestruan një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur
Operacioni u kodua “Cave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.
Komente
