Lezhë/ Ndërtoi një kat pa leje në hotelin 7-katësh, në pranga pronari! Në kërkim ish drejtori i Bashkisë, mori para për lejen

14 Nëntor 2020, 11:24| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 14:30

  • Share

LEZHË - Policia e Lezhës ka vënë në pranga pronarin e hotel "Fredi" në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit, 46-vjeçarin Fred Ndoka. Në kërkim është shpallur ish-drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Lezhës Sokol Toma dhe specialisti i Urbanistikes, Naim Cara. Ndërsa përgjegjësja e kësaj zyre, Adiona Martini po hetohet në gjendje të lirë.  

Ish-drejtori dhe dy punonjësit e Urbanistikës së Lezhës akuzohen për shpërdorim detyre. Nga hetimet ka rezultuar se Sokol Toma i ka dhënë leje për një kat shtese pronarit të hotel "Fredi" në Shëngjin. Pra nga 6 kate hoteli është ngritur në 7 kate gjatë vitit 2018.

Sipas prokurorisë, leja e ndërtimit është dhënë në shkelje të ligjit, pasi në planin e territorit është përcaktuar që objektet duhet të jenë 6-katëshe. Dyshohet se Toma, Cara dhe Martini kanë marrë ryshfet për miratimin e lejes së ndërtimit.

Operacioni është kryer nga Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Lezhës pas një hetimi 3 javor.  Pronari i hotelit, Fred Ndoka 46 vjeç, i arrestuar tashmë është njohur me dy akuza: "ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “ndërtim i paligjshëm”.

Po kështu me akuzën për shpërdorim detyre është njohur edhe Adiona Martini, e cila po hetohet në gjendje të lirë. Në kërkim policor, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, janë shpallur Naim Cara aktualisht specialist në Bashkinë së Lezhës, dhe Sokol Toma, ish-drejtor i Urbanistikës.

Zyrtarët nën hetim:  

Sokol Toma, 47 vjeç, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë

Adiona Martini, 32 vjeçe, përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë

Naim Cara, 41-vjeç, specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 15/11/2020 17:40

    E KENI SHKATARRUAR SHENGJININ ME PALLATE TE SHEMTUARA,,,MOR MALOKE TE POSHTER ,,JU ZHDUKTE KORONA ISHALLAH...NDYRESIRA....PTU,PTU,PTU,,....

    Përgjigju
  • deni: 14/11/2020 17:50

    Po shkoni dhe shihni ne Drilon, Pogradec te gjith hotelet dhe pallatet me nga 2-3 kate shtese.

    Përgjigju
  • Hajte: 14/11/2020 13:01

    Gjushin gjushin leji kta me 1 kat. Gjushi Dako I qr fare e si hyni gjemi n kom se ka mor edi pjesen e vet

    Përgjigju
  • Turisti: 14/11/2020 11:55

    Çfarë Masakre Ndërtimore ,Skandaloze,pastaj nga 1 Air Klima pëf Ballkon,sh mirë mund të bëhej një Klima Multi për të gjithë hotelin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?