Vrasja e Ardian Nikulajt, lihet në burg portugezi Ruben Saraiva! Gjykata e Lezhës i refuzon kërkesën për liri

20 Mars, 10:23| Përditesimi: 20 Mars, 16:54

  • Share

LEZHE- Portugezi Ruben Saraiva i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit 2023 në Shëngjin, do të vijojë të qëndrojë në burg pa afat. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 28-vjeçarit, i cili përmes mbrojtësit ligjor kushte kërkuar një masë sigurimi më të butë. Vendimi i mor nga gjyqtari Ilir Perdeda, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ishte edhe vetë portugezi Saraiva, i cili i paraqit ne gjykate nën masa të forta sigurie.

Gjatë seancës gjyqësore ai ka vijuar te mbaje qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa avokati mbrojtës tha se do ta ankimojnë vendimin e arrestit me burg në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi sipas tij prokuroria nuk ka prova që e implikojnë atë në këtë ngjarje, por vetëm dyshime të pabazuara në fakte.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?