Policia e Lezhës

Kronikë

Lezhë/ Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, bie në pranga 20-vjeçari nga Tirana

1 Gusht, 09:21| Përditesimi: 1 Gusht, 09:34

  • Share

Lezhë- Ngacmoi seksujalisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, vihet nën pranga 20-vjeçari i dyshuar.

Policia e Lezhës bën me dije se pas denoncimit ka lokalizuar dhe arrestuar nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit K. N., banues në Tiranë.

“Ndaj tij ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje (31 korrik), ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Materialet hetimore për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit.          

 

A.Q/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?