Sociale

Lezhë, nis puna për restaurimin e veprave monumentale prej bronzi! Pjesë e punimeve edhe 30 objekte brenda memorialit të Gjergj Kastriotit

2 Korrik, 13:12| Përditesimi: 2 Korrik, 14:47

  • Share

Veprat monumentale prej bronzi në territorin e Bashkisë Lezhë po i nënshtrohen një restaurimi të plotë dhe rrënjësor. Ndërhyrja po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashki dhe përfshin 8 vepra monumentale në qytetin e Lezhës dhe në Shëngjin, si dhe 30 objekte prej bronzi të vendosura brenda Memorialit të Gjergj Kastriotit.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se kjo ndërhyrje ishte mjaft e domosdoshme për të ruajtur integritetin dhe vlerën historike të këtyre veprave. Sipas tij, koha dhe faktorët atmosferikë kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme, duke e bërë të nevojshme një restaurim profesional dhe gjithëpërfshirës.

“Kjo bëhet me qëllim që veprat t’i rezistojnë sa më shumë kohës. Vetëm 30 objekte prej bronzi të vendosura brenda Memorialit të Gjergj Kastriotit. janë trajtuar dje", tha Zefi.

Procesi i restaurimit pritet të përfundojë në javët në vijim dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë të Bashkisë së Lezhës për mirëmbajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në territorin e saj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?