Kultura

Lezhë/ Nis rikonstruksioni i varrit të Skënderbeut, ndërhyrja e parë pas 37 vitesh

20 Qershor 2018, 17:27| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 17:44

  • Share

Pas shumë kronikash televizive për rrënimin e vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës, më në fund do të nisin punimet për rehabilitimin e tij. Objekti monumental do të pësojë ndryshime thelbesore, brenda 6 muajve të ardhshëm. Ministria e Kulturës ka nisur zbatimin e projektit të Bashkisë Lezhë për restaurimin e plotë të këtij objekti me rëndësi të madhe kombëtare.

Punimet parashikojnë dhënien e një pamje tjetër pjesës muzeale, duke e bërë atë më atraktiv. Pas 37 vitesh, kjo është ndërhyrja e parë e këtyre përmasave në vendvarrimin e heroit tonë kombëtar në Lezhë, pasi bashkia kishte kërkuar vazhdimisht që objekti të merrte trajtim të veçantë.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore, Paulin Zefi, thotë se do të preken të gjithë elementet përbëres, por duhej ti jepej rëndësi edhe gërmimeve arkeologjike.Deri në përfundimin e punimeve në muajin dhjetor të këtij viti, monumenti muzeal, vendi ku është varrosur Skëndërbeu do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?