Sociale

Lezhë/ Një rrugë e drejtë, 2 kilometra që të çon në plazh nuk asfaltohet, banorët: Na mashtrojnë për fushatë por asgjë nuk bëjnë

10 Mars, 15:56| Përditesimi: 10 Mars, 16:25

  • Share

Kjo është gjendja e rruges kryesore në fshatin Gryk Lumi të Lezhës, zonë e cila ndodhet pranë bregdetit të Tales. Segmenti me gjatësi rreth 2 km ka degraduar plotësisht, duke vështiresuar lëvzjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Situata më e vështire paraqitet në kohe me shi,  përshkak të gropave të madha që mbulohen nga uji dhe balta.

Në këtë fshat jetojnë 100 familje, të cilët prej vitesh kanë kërkuar asfaltimin e rrugës por kanë marrë vetëm premtime.

“Shumë problem e kemi! Makinat janë shkatërru komplet. Fëmijët me vështirësi i çojmë në shkollë. Në dimër mbushet me ujë. Këtu nuk kalon as traktori. Na kanë premtuar disa herë, sidomos kur ka fushata elektorale. 100 herë na kanë thënë do ta bëjmë, por asnjëherë nuk e kanë asfaltuar. Është e pakalueshme”, thanë banorët.

Rruga e Grykë-Lumit nuk është pjesë e projekteve të bashkisë së Lezhës për këtë vit, por pritet të investohet në 2026. Burimet thanë se buxhetin e 2025 është parasikuar asfaltimi i 51 akseve të tjera rurale në territorin e kësaj bashkie.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 10/03/2025 16:17

    Jepini voten njehere pastaj e bejne avash avash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?