Foto nga zjarri në Mirditë

Kronikë

Lezhë/ Një zjarr masiv përfshin zonën pyjore të Malajt, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

21 Qershor, 21:14| Përditesimi: 21 Qershor, 21:45

  • Share

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një zonë pyjore në Malaj, të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të mbrojtjes së pyjeve, të cilat prej më shumë se dy orësh po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen, ndërsa puna për shuarjen e zjarrit vijon ende.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pyjeve si një pasuri për brezat e ardhshëm dhe potencial për zhvillimin e turizmit e agroturizmit.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?