Lezhë- Një i mitur që drejtonte makinën pa patentë jo vetëm ka rrezikuar jetën e tij, por edhe atë t efektivëve të Policisë në detyrë, të cilëve refuzoi t’u bindej për të ndaluar, duke shkatëruar edhe automjetin e patrullës.
Policia e Lezhës bëri sot me dije (27 maj) se ka dërguar për hetim në Prokurori në gjendje të lirë për shkak të moshës një 15-vjeçar banues në fshatin Gurëz të Kurbinit. Incidenti ka ndodhur në Lezhë.
“I mituri nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar derën e automjetit të Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pas shoqërimit, marrjes në pyetje dhe kominikimit të veprës penale, dosja për rastin i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente
