Policia e Lezhës

Kronikë

Lezhë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, ‘Terni’ prangos 25-vjeçarin e shumëkërkuar nga Italia! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

20 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:51

  • Share

Lezhë- Një 25-vjeçar i shumëkërkuar është lokalizuar dhe arrestuar sot nga Policia e Lezhës, me qëllime ekstradimi drejt Italisë.

I riu i prangosur është Serxho Nikolli, i cili konsiderohet edhe si pjesëtar i një organizate kriminale, që trafikonte lëndë narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar "Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. N., 25 vjeç, (Serxho Nikolli), banues në Shënkoll”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se Nikolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

“Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, theksohet në njoftimin zyrtar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?