Lezhë/ Dhëndurët shndërruan lokalin e vjehrrit në bazë vrasësish me pagesë! Policia i 'prish' atentatin ndaj Preng Palucës, që i ka shpëtuar 2 atentateve më parë! Shkak, pazaret e drogës

8 Dhjetor 2021, 10:03| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 15:33

  • Share

Preng Paluca, 50 vjeç, nga Kamza duhet të jetë një njeri shumë me fat. Një atentat i tretë i bërë gati për t'i marrë jetën, ka dështuar këtë herë falë uniformave blu. Policia e Lezhës ka parandaluar eliminimin e tij, pasi 2 persona ishin bërë gati për ta ekzekutuar. Atij më parë i është bërë atentat në gusht të këtij viti, ku ai mbeti i plagosur bashkë me gruan, dhe në vitin 2018 ku i vendosën tritol në banesë. 

Policia e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, ka mësuar se disa persona po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri. Uniformat blu kanë organizuar operacionin “Mataro”, dhe kanë arrestuar në flagrancë 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të arrestuar janë Mark Lamkja , Nikoll Marku dhe Marie Marku. Të shpallur në kërkim shtetasit Edmir Vlashi i cili më parë ka mbajtur mbiemrin Ndoka dhe Hektor Ndoka, i cili më parë ka mbajtur mbiemrin Sadiku.  

Report Tv ka mësuar se përveç 27-vjeçarit, Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi,  31 vjeç, janë dhëndurë të Nikoll dhe Marie Markut, të cilët e shfrytëzonin lokalin e vjehrrit të tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagëse. Report Tv ka zbuluar gjithashtu se arsyeja e atentatit të mbetur tashmë në tentativë janë konfliktet e drogës në Belgjikë.

Vihet re se personat e shpallur në kërkim janë pikërisht ata që do të kryenin atentatin në Tiranë, të cilët sipas policisë janë të dyshuar për vepra të tjera të rënda kriminale. 

"M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”; N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E.V.,  31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës", thuhet në njoftimin e policisë. 

Si do të ndodhte atentati?
Sipas uniformave blu 2 persona Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit. Si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku. Ndërsa Mark Lamkja, dhëndri i shtetasit Nikoll Marku, është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Provat e sekuestruara
Policia sekuestroi 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;  88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

 

 

 

 

 

Ora 12:50
E FUNDIT/ Zbulohet shënjestra e atentatit të dështuar! Të dyshuarit kanë ndërruar mbiemrat

Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e Lezhës.  Burime nga Policia konfirmojnë se personi që dyshohej se do të ekzekutohej nga Edmir Vlashi dhe Hektor Vlashi është Preng Paluca.

Këtij të fundit bashkë me bashkëshorten, Antonetën, i është bërë atentat pranë shtëpisë në datën 7 gusht në Kamëz, ndërsa mbetën të plagosur. Të arrestuarit nuk kanë deklaruar asgjë para hetuesve. Hektori dyshohet se ka pasur që më herët konflikte me vëllezërit Paluca në Kamëz. Hektori është shok dhe bashkëpunëtor i Edmirit.

Hektor Sadiku e ka ndërruar mbiemrin e ka bërë  Ndoka. Edmir Marku e ka ndërruar mbiemrin e ka bërë Vlashi.

Ora 10:57
2 dhëndurët përfshijnë edhe vjehrrin dhe vjehrrën në grupin e vrasësve me pagesë në Lezhë! Mësohet vendi i BE-së ku u konfliktuan për drogën

1638957528_1638955323armelezhee11.jpg

Report Tv ka mësuar të tjera detaje në lidhje me përgatitjen për atentatin e parandaluar nga policia e Lezhës nga një grup trafikantësh në Lezhë.

Mësohet se përvecc 27-vjeçarit, Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi,  31 vjeç, ishin dhëndurët e Nikoll dhe Marie Markut, të cilët e shfrytëzonin lokalin e vjehrrëve të tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagëse.

Report Tv ka mësuar gjithashtu se arsyeja e atentatit të mbetur tashmë në tentativë janë konfliktet e drogës në Belgjikë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mbiemri: 08/12/2021 18:13

    E din shume mire shteti qe kane ndryshu mbiemrin Sepse cdo gje del ne sistem dhe ne dokumente Si e ka pase dhe si e ka. Por nuk duan te kapin asnje! Dhe kto kushedi ku kane prish balancat dhe skane Pagu leket, se ka me qindra vrases me pagese Qe bejne stervitje cdo dite palester e poligone Dhe pijne kafe nga blloku dhe me makina te fundit Dhe e thojne si me shaka," spo kena hic kohet e findit " Idea eshte qe te gjithe e dine por asnje sflet, Femrat i krefin leket, policia gjithashtu, Agjentet nuk japin info sepse jane te shitur Ose nen presion sepse nuk i shkon info ne vend, Populli i mbarum i varfer i rrenuar.. shef punen e vet thote larg meje Dhe si perfundim kush do i kallzoje kto njerez???!!! Kto e kane kthy si biznes te mirefillte, jep porosi Dhe vazhdo punen kto plera, sipas preferencave, Me keq se neper filma qe i japin foton dhe i cojne Ne boten tjeter!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 08/12/2021 15:02

    Po si dreqin e ndryshojne mbiemrin keta horra. Duhet vendim gjykate dhe gjykatesi duhet te verifikoje nese kane precedent penal. Gjykates maskarenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?