Lezhë- Një 66-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka penguar kalimin e mjeteve të një firme koncensionare, në rrugën lidhëse ‘Kaçinar-Arrëz’.
Po ashtu 66-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për lirimin e kësaj rruge
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 66 vjeç, banues në fshatin Kaçinar, pasi ka penguar kalimin e mjeteve të një firme koncensionare, në rrugën lidhëse “Kaçinar-Arrëz”, dhe nuk iu bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për lirimin e rrugës”, informoi sot policia.
Komente
