Policia e Lezhës ka nisur hetimet për një 30-vjeçar i cili kishte parkuar në mënyrë të parregullt, në rrugën “Kosova”.
Për shkak të parkimit të gabuar i riu shkaktoi edhe bllokim të qarkullimit të automjeteve të tjera.
Uniformat blu bëjnë me dije se 30-vjeçarit iu bllokua edhe automjeti.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit në qytet dhe në zona me lëvizje të lartë, konstatuan një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, në rrugën “Kosova”, Lezhë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin F. M., 30 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në zona të ndaluara, me qëllim që të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera dhe të qytetarëve. Në çdo rast, shkeljet do të trajtohen me masa administrative dhe/ose penale.”, njoftoi sot policia.
Komente
