Një banesë 1-katëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Shtëpia është në pronësi të shtetasit Xhemal Guri.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Komento
Komente
