Aktivitet përkujtimor për themeluesin e Ansamblit 'Çiftelia'

Kultura

Lezhë/ Përkujtohet 86-vjetori i artistit Ded Ndue Lazri, themeluesi i Ansamblit ‘Çiftelia’

7 Prill, 14:11| Përditesimi: 7 Prill, 14:15

  • Share

Lezha solli në vëmendje, artistin e merituar, rapsodin dhe themeluesin e Ansamblit 'Çiftelia' Ded Ndue Lazri.

Në nder të 86-vjetorit të lindjes së tij, Drejtoria e Artit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë organizoi një aktivitet përkujtimor me pjesëmarrjen e artistëve, familjarëve dhe qytetarëve lezhjanë.

Në fjalën e tyte të pranishmit vlerësuan kontrubutin Ded Ndue Lazrit, në themelimin e institucioneve kulturore të Lezhës.

Djali i artistit, Arben Kola, theksoi se pasaporta e Ansamblit “Çiftelia” mban si kopertinë figurën e Ded Ndue Lazrit, një simbol që lezhjanët e nderojnë vazhdimisht.

Ded Ndue Lazri u përkujtua si një figurë emblematike e kulturës vendase-poet, studiues dhe krijues i spikatur, si dhe themelues i institucioneve kulturore të Lezhës.

Ai ishte ideatori i Ansamblit “Çiftelia”, që nga viti 1966, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në artin dhe muzikën popullore shqiptare.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?