Lezhë- Policia e Lezhës arrestoi shoferin që u përfshi dje në aksidentin e rëndë, me pasojë vdekjen e turistit suedez që po udhëtonte me një motor.
Burime zyrtare njoftuan sot (9 korrik) se pas veprimeve paraprake hetimore të ngjarjes së ndodhur te kryqëzimi i Gjadrit, rruga Lezhë-Shkodër, i vendosën prangat 67-vjeçarit.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, P. Sh., 67 vjeç, banues në fshatin Zojs, Lezhë, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte me motomjetin me drejtues G. P., 58 vjeç, banues në Suedi, humbi jetën 58-vjeçari”, njoftoi policia vendore.
Për rastin po heton edhe prokuroria e Lezhës, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.
Komente
