Lezhë, përshtatën lokalin për organizimin e lotarive, shpallen në kërkim dy pronarët! Sekuestrohen 8 kompjuterë për lojëra fati, 3 tavolina pokeri dhe çipsa

18 Qershor 2022, 13:29| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 13:44

  • Share

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi kishin përshtatur lokalin e tyre për organizimin e lojërave të fatit.

Në kudër të operacionit policor ‘Game Over’, në lagjen "Besëlidhja" në Lezhë, është ushtruar kontroll në ambientet e një lokali që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, me pajisje kompjuterike që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në ambientet e këtij lokali janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 kompjutera për lojëra fati të ndezur në gjendje pune, 3 tavolina pokeri dhe çipsa.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit R. D., 29 vjeç dhe A. N., 33 vjeç, banues në Lezhë, të cilët dyshohen se kanë përshtatur lokalin që posedonin, për organizimin e lotarive të palejuara. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?