Kronikë

Lezhë, hyjnë për të vjedhur në banesë, grabitësit dhunojnë kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij! Flet pronari: Ishin të armatosur dhe të maskuar! Indentifikohet një nga autorët

24 Maj 2021, 07:41| Përditesimi: 24 Maj 2021, 14:59

  • Share

LEZHË-Një grabitje me dhunë ndodhi në oret e para të mëngjesit të së hënës në një banesë në fshatin Spiten të Lezhës. Dy persona të maskuar dhe armatosur hynë për të vjedhur në shtëpinë e familjes Doçi, duke dhunuar me sende të fortë burrë e grua.

Gjergj e Vitore Doçi u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, por si pasojë e plageve të marra gruja në ndodhet në gjendje më të rëndë dhe u transportua drejet spitali të Traumes në Tiranë. Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë kanë qenë 5 pjestaret e familjes Doçi dhe fillimisht grabitësit kanë hyrë në dhomën e fëmijeve.

Kryefamiljari Gjergj Doçi thotë se kanë qenë në gjumë dhe kur kanë dëgjuar zhurmen janë zgjuar, duke ju kërkuar dy përsonave llogari se çfarë kërkonin në banesen e tyre, por janë përballur me dhunen babare të tyre. Banor të fshatit tregojnë se ngjarje të tilla ju kanë shtuar friken, ndërsa i kërkojnë policisë që të zbardhe sa më parë atë çarë ka ndodhur dhe autoret të vihen para drejtësisë.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se kanë arritur të marrin dy telefona celular dhe një sasi parash. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes. Policia sakaq ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin Pavlin Dokaj, si një nga autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë dhe po punon për identifikimin e autorit tjetër.

Ora 12:00
Zbardhet grabitja me dhunë në Lezhë, policia shpall në kërkim një 23-vjeçar

1621840340_Sequence03.00000500.Still001.jpg

Është zbardhur grabitja e banesës në Lezhë, ku dy shtetas grabitën me dhunë banesën e çiftit Doçi. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një 23 vjeçar me iniciale P.D dhe po punon për të identifikuar një tjetër.

‘Zbardhet ngjarja e ndodhur në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh.Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të para të datës 24.05.2021, në Spiten, Lezhë, ku 2  shtetas i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi P. D.,23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë. 

Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit P. D. dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.  

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.’- njofton policia.

Ora 09:50
Më të qepura në kokë, pronari i banesës së grabitur në Lezhë tregon si ndodhi ngjarja: Ishin të maskuar dhe të armatosur! Më goditën me levë hekuri (VIDEO)

Gjergj Doçi, pronari i banesës së grabitur në Lezhë, ka treguar momentin kur u dhunua nga grabitësit në banesën e tij. Ai tregon se ato ishin të armatosur dhe njëri prej tyre kishte një hekur në dorë dhe e ishin të maskuar. Doçi, i cili ishte me të qepura në kokë nga dëmtimet që i kishin bërë, tha se nuk i njihte grabitësit.

‘Sa isha ulur që të fle dhe dëgjova zhurmë. Dolën fëmijët duke bërtit. Unë kujtova se janë duke bërë shaka se po luajnë. Kur dola shoh dy veta me maskë të e me rroba të zeza. Njëri ishte me armë njeri kishte si hekur në dorë. U thashë kush jeni ju, pasta më goditi me hekur dhe rashë pa ndjenja. Nuk i njoha ishin me maska, bëra që të çohem më goditën prapa. Gruan e kanë dëmtuar më shumë. Ku ke parët më thanë. S’kena lekë u thashë, merrni ça të gjeni. Kur kanë ik kanë ikur në këmbë. Dolën jashtë pasi i morën, ato telefona lekët. Dola ti shoh nga ikin ikën kaluan avllinë.’- tha Gjergj Doçi.

Ora 09:24
Dalin pamjet nga banesa që u grabit në Lezhë, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital pas dhunës nga hajdutët

Çifti i bashkëshortëve Gjergj e Vitore Doçi, të cilët u grabitën dhe më pas u dhunuan, nga persona të paidentifikuar kanë përfunduar në spital.

Burime bëjnë me dije se çifti ka marrë dëmtime nga dhuna e grabitësve. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe pamje nga banesa e cila u grabit mbrëmjen e shkuar.

Një banorë i zonës tha se në zonë ka vetëm të moshuar.

‘Këtu vetëm pleq ka. Të rinjtë janë jashtë shtetit. Ato janë në spital, kështu thonë kushërinjtë e vet. Këto punë si bëjnë këto, nuk janë njerëz, janë zero.’- u shpreh banori.

1621840712_dera.jpg 

Pamje nga banesa e grabitur
M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?