Lezhë/ Përurohet memoriali kushtuar Gazullorëve, dinastia 500-vjeçare që ‘prodhoi' personalitete

31 Dhjetor 2021, 18:44| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 18:51

  • Share

LEZHË- Përgjatë 5 shekujve i dhanë vendit emra të shquar, por pak flitet për ta. Prelatë, pedagogë, diplomatë, matematikanë, astronomë, deputetë e gjuhëtarë, si këshilltarë të Skënderbeut e të persekutuar të sistemeve. Bëhet fjale për dinastinë e Gazullorëve në Dajç të Lezhës, të cilët janë përjetësuar në një përkujtimore.

Ipeshkvi i Dioqezës së Sapes, Dom Simon Kulli e cilësoi këtë memorial, një ngjarje të rëndësishme për Dajçin.

Për drejtorin rajonal të arsimit Bardhok Pulaj, historiografia ka bërë pak, e në shkolla flitet shumë pak për ta. Ndërsa kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se më në fund, vlera e kësaj familjeje mori vëmendjen e duhur.

Në emër të Dajçit, Zef Ndreca kujtoi së pluhuri i harresës kishte rënë për dekada me radhë edhe mbi Gazullorët. Dinastia e gazullorëve ka vendosur në histori emra të njohur që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë vendit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?