Lezhë- Policia e Lezhës konfirmoi sot (13 Shkurt) arrestimin e 22-vjeçarit të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të ndodhur më 11 shkurt, ndaj Egzon Gegajt, me të cilin kishte konflikt për motive të dobëta.
Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Operacionalja. Në pranga ka rënë 22-vjeçari me inicialet Ledjon Ndoj, banues në Lezhë, lajm i cili u publikua dje në Shqiptarja.com.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 11 shkurt 2025, rreth orës 17:00, në lagjen “Nënë Tereza”, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 30 vjeç (Egzon Gegaj), e ka plagosur atë, me armë zjarri pistoletë. 30-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia vendore.
Dosja për rastin i kaloi Prokurorisë së Rrethit, për veprat penale “vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)