Policia në vendngjarje, pas plagosjes në Lezhë mbrëmjen e djeshme

Kronikë

Lezhë/ Plagosja me dy plumba pas sherrit e 29-vjeçarit Gegaj, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

12 Shkurt, 15:41| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:46

  • Share

Lezhë- Policia e Lezhës lokalizon dhe arreston brenda 24 orëve autorin e dyshuar të plagosjes së mbrëmshme me armë zjarri në hyrje të qytetit.

Burime zyrtare konfirmuan sot (12 Shkurt) arrestimin e të kërkuarit Ledjon Ndoj, 23 vjeç.

I riu akuzohet se ka plagosur pas një sherri 29-vjeçarin Egzon Gegaj. 

Ndoj është mbyllur në ambientet e qelive të paraburgimit të Komisariatit Lezhë, në pritje të hetimeve të mëtejshme nga Prokuroria dhe masës së sigurisë në Gjykatë. 

Gegaj është qëlluar 3 herë, duke i shkaktuar një plagë në gjoks dhe një në shpatull.

Fillimisht, 29-vjeçari është dërguar i plagosur në spitalin e Lezhës nga një qytetar, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?