Policia e Kurbinit

Kronikë

Lezhë/ Plagosja me thikë e 30-vjeçarit në Milot, arrestohet një nga vëllezërit e dyshuar, nën akuzë 2 agresorët e tjerë! Nën hetim edhe i dëmtuari, gënjeu për ngjarjen

17 Prill, 15:28| Përditesimi: 17 Prill, 15:31

  • Share

Lezhë- Policia e Kurbinit ka arresuar të dyshuarin kryesor për plagosjen me thikë që ndodhi dje në Milot, pas sherrit mes dy grupeve të të rinjve.

Nga sulmi mbeti i plagosur 30-vjeçari me inicialet A.A., që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia informoi sot (17 prill) se ka identifikuar dhe vënë në pranga një prej vëllezërve të dyshuar, K.K., që përveç plagosjes, shkatërroi dhe xhamin e automjetit të të plagosurit.

I dyshuari ishte arratisur nga vendngjarja bashkë me të vëllanë dhe të afërmin e tij.

“U arrestua shtetasi K. K., pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, dëmtoi me mjet prerës, shtetasin A. A., si dhe i theu xhamin e automjetit. Nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit E. K. (vëllai i të arrestuarit) dhe G. K., gjithashtu të përfshirë në konflikt”, sqaroi policia vendore.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për të plagosurin A. A., pasi dyshohet se dha deklarim të rremë në lidhje me konfliktin dhe plagosjen e ndodhur.

Ai po trajtohet në spital për plagët e marra dhe sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?