Kronikë

Ekzekutohet babai i Roan Brahimit në Lezhë, autorët me 'Porche', njëri doli nga makina dhe qëlloi me breshëri drejt lokalit të 64-vjeçarit! Të birin ia vranë një vit më parë(VIDEO)

17 Prill, 20:23| Përditesimi: 18 Prill, 00:37

  • Share

LEZHË – Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e kësaj te enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës, ku është ekzekutuar me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë. Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit.

Bëhet me dije se autorët udhëtonin me një mjet tip “Porche". Ata kanë ndaluar para lokalit të viktimës dhe njëri prej tyre ka zbritur duke qëlluar me breshëri, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 64-vjeçarit. Policia nuk ka arritur të bie ende në gjurmët e tyre. 

Gjovalin Prendi rezulton të jetë babai i Roan Brahimit, të vrarë në muajin maj të vitit 2024 në një atentar mafioz ne Athinë, ngjarje e cila vijon të jetë e pazbardhur.

Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta të Policisë së Lezhës, të mbështetura edhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia Shkodër, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën dhe po ushtrohen kontrolle.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pista kryesore që po hetohet lidhet me hakmarrjen, pasi djali i viktimës Roan Brahimi apo i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.

1744915181_gjovalinprendiroanibrahimi.jpg

Gjovalin Prendi dhe Roan Brahimi

Ora 22:02
Atentati në Lezhë, 64-vjeçari u vra në prag të Pashkëve njësoj si i biri 1 vit më parë

1744915181_gjovalinprendiroanibrahimi.jpg

Gjovalin Prendi dhe Roan Prendi

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i njohur ndryshe si Sidorel Prendi.

Duket se tragjedia për familjen e tyre është përsëritur si për ironi të fatit, kur babë e bir ekzekutohen në prag të Pashkëve. Roan Brahimi të enjten e majit 2024 në Greqi, dhe i ati sonte, të enjten e prillit 2025 në Lezhë.

Ora 21:16
Vrasja e babait të Roan Brahimit në Lezhë, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

Report Tv sjell pamje nga vendi ku u ekzektua me armë zjarri babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi. 64-vjeçari u eliminua në lokalin e tij nga persona ende të paidentifikuar, ku i është bërë atentat edhe në vitin 2020.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ora 20:53
Sot i vranë babanë, kush ishte Roan Brahimi! U ekzekutua 1 vit më parë në sy të gruas në Athinë, njihet si rival i Ervis Martinajt

1744914446_roanibrahimi.jpg

Roan Brahimi

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.

Vrasja e Gentjan Bejtjes

Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të 2024 në Larushk të Krujës.

Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

Vrasja e Brilant Martinajt (kushëri i Ervis Martinajt)

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kurbin: 17/04/2025 22:18

    Palaco qe merren me pleq e vrasin ne pabesi veq ne fish kuqe i gjen

    Përgjigju
    • kurbin 2: 18/04/2025 00:04

      Nuk besoj te jen martinajt, ka pas shum kundershtar

  • Fush Kuqja: 17/04/2025 22:13

    Zjarrrrrr.........

    Përgjigju
  • Turi: 17/04/2025 21:36

    Dihet ajo pune nese vret do te vrasin prandaj mendohuni mire o njerez se po shuhen fise te tera nga hasmeria

    Përgjigju
    • Loni: 17/04/2025 22:33

      Habitem si ndodhin akoma 2025. Vrasje si me qen leter e grisim edhe kaq. E pa fuqishme policija ne cdo aspket. Me injorant edhe copa mishi me uniforme gjobevenes me uniforme. Dihet qe kishte probleme duhet te ishte ne vezhgim. He se arkivohet dosja e gjejne ne 2080 kur te hapet ndpnje aplikacion tjeter si sky ecc.ah medet shteti yn dhe dalin flasin per metodat speciale...

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?