Kronikë

Lezhë/ Polici i hoqi veshjen e zezë të xhamave të makinës, i riu e kërcënon me mesazh! Vihet në pranga

9 Dhjetor 2024, 13:35| Përditesimi: 9 Dhjetor 2024, 13:42

  • Share

LEZHË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ka kundërshtuar dhe kërcënuar një efektiv. Rafaelo Lleshi ishte pasagjer në një mjet në të cilin policia kishte ushtruar kontroll.

Në mjet nuk ishte gjetur asnjë send i paligjshëm, por efektivët kanë konstatuar se drejtuesi nuk kishte leje për xhamat e zinj dhe kështu efektivët i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i mjetit nuk ka kundërshtuar, por pasagjeri 19-vjeçar ka ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues.

“Më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.

Gjatë kontrollit të mjetit nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit rezultoi se, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye punonjësit e  Policisë i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi Rafaelo Lleshi 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.

Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, shtetasit Rafaelo Lleshi., banues në Lezhë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?