Kronikë

Lezhë/ 45-vjeçari kapet ‘mat’ duke vaditur kanabisin, vihet në pranga (VIDEO)

28 Qershor, 10:52| Përditesimi: 28 Qershor, 11:09

  • Share

Policia zbuloi në një parcelë në fshatin Berzanë, 150 bimë narkotike cannabis sativa. Autori i dyshuar, Zef Kola, 45 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se po heton për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë së Lezhës

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit,  në një parcelë në fshatin Berzanë, janë gjetur dhe asgjësuar 150 bimë narkotike cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Z. K., 45 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua  shtetasi Z. K., 45 vjeç, banues në fshatin Berzanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Operacioni policor  antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?