Sociale

Lezhë, policia nis hetimet për ndotjen e bregdetit në Kune-Vain, shkak është hapja e një kanali që lidh detin me lagunën

5 Korrik 2018, 21:04| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 21:20

  • Share

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për identifikimin e shkaktareve të ndotjes së bregdetit në zonen e Kune-Vainit. Sipas informacioneve shkak i ndotjes është bërë hapja e një kanali gjatë muajve të fundit që lidh lagunën me detin, ndërsa bëhet e ditur se përsonat përgjegjes do të përballen me ligjin.

Specialisti i Sektorit të Kopetencave Vendore në Prefekturen e Lezhës, Gjon Gjoni thotë se për çështjen në fjalë është ngritur një grup pune për pastrimin e zonës së ndotur ndërsa është bllokuar menjëherë kanali.

Ndotja e krijuar prej më shumë se dy javesh solli largim të pushesëve nga kjo zonë turistike, duke dhënë një ndikim mjaft negativ për turizimin në pikun e sezonit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?