Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Lezhë

Sociale

Lezhë/ Prindërit pasiguri për vaksinimin e fëmijëve, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor: Mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionet

12 Shtator, 20:36| Përditesimi: 12 Shtator, 22:38

  • Share

Mitet dhe bisedat pa ekspertizë kanë ndikuar që vaksinimi të shihet me dyshim nga një pjesë e prindërve për fëmijët e tyre, por edhe nga të rriturit që hezitojnë ta kryejnë atë në Lezhë.

Vonesa ose refuzimi për të marrë vaksinat është kthyer në shqetësim, çka kërkon më shumë ndërgjegjësim dhe angazhim nga stafet mjekësore.

Problematikat i diskutuan në një tryezë diskutimi të organizuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, me mjekë dhe specialistë të fushës.

Sipas mjekut infeksionist Martin Marku, vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionet dhe është shumë më pak i kushtueshëm sesa trajtimi i tyre.

Edhe shefja e epidemiologjisë, Evisa Deda, theksoi rëndësinë e informimit të qytetarëve, duke shtuar se përveç rolit të mjekëve, e njëjta rëndësi i duhet dhënë edhe sigurisë dhe qetësisë së publikut.

Gjatë diskutimeve u kërkua më shumë punë sensibilizuese, në mënyrë që vaksinat të mos shihen si dyshim, por si mbrojtje e domosdoshme për shëndetin e fëmijëve dhe të të rriturve.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • teo: 12/09/2025 21:33

    Njerez idiote qe sot jane prinder dhe do te rrisin femije edhe me idiote se vetja. Degjojne idiotesite e fashisteve anembane botes dhe besojne mashtrimet e tyre. Vaksinat jane nje nga arsyet kryesore pse shume semundje jane zhdukur pothuaj totalisht ose jane ne nivele minimale.Njerez psikopate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?