Policia e Lezhës

Kronikë

Lezhë/ Pronarit të pikës së shumicës i grabitet një shumë e konsiderueshme parash, Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar!

5 Korrik, 16:25| Përditesimi: 5 Korrik, 16:30

  • Share

Lezhë- Pronari i pikës së shumicës denoncon vjedhjen e xhiros në biznesin e tij, që ndodhet pranë me banesën.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet dhe brenda pak orëve bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit, që për shkaqe të sekretit hetimor nuk e publikoi emrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Ishull” në Shëngjin, kur B. M., 45 vjeç, konstatoi dhe ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në pikën e shumicës, e cila ndodhet në të njëjtën godinë me banesën e tij.

“Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, për shkak të hetimeve që janë në vijim, nuk jepen të dhëna të tjera. Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar”, bëri me dije policia vendore.

Gjithashtu, po ky sektor, shpalli në kërkim H. Gj., 67 vjeç, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, ka përfituar një shumë parash nga një 21-vjeçar dhe B. H., 34 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “mashtrimi”.

Për të tre rastet e mësipërme dosjet i kaluan prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?