Pamje nga zona e 'Ranës së hedhur' në Shëngjin

Kronikë

Lezhë/ Po shkarkonte materiale ndërtimi, punëtori bie nga mjeti dhe plagoset rëndë në Shëngjin, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës (EMRI)

10 Korrik, 14:34| Përditesimi: 10 Korrik, 15:05

  • Share

Lezhë- Një aksident në punë ka ndodhur sot pranë një kantieri ndërtimi në zonës e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin.

Sipas burimeve policore, Gjok Ndoka ka rënë nga skela dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Lezhës, i dëmtuari është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 12:30, te Rana e Hedhun, Gj. N., 49 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga automjeti nga i cili po shkarkonte materiale ndërtimi dhe për pasojë është dëmtuar. Ai është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë”, njoftoi policia vendore.   

Në lidhje me aksidentin kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve. Gjithashtu pritet të verifikohet nëse i plagosuri ishte punëtor i firmës së ndërtimit apo drejtues i mjetit dhe kompanisë së transportit. Grupin hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?