Kronikë

Lezhë/ Qarkulloi me ‘G-Class’ në breg të detit dhe cenoi sigurinë e pushuesve, gjobitet me 50 mijë lekë 23-vjeçari (VIDEO)

6 Gusht, 10:05| Përditesimi: 6 Gusht, 11:20

  • Share

LEZHË – Një 23-vjeçar është gjobitur me 50 mijë lekë nga policia pasi qarkulloi me automjet tip “G-Class” në breg të detit dhe cenoi sigurinë e pushuesve.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë.

Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaci: 06/08/2025 13:09

    Hiqjani patenten pa kthim dhe konfiskoni makinen. Ç'eshte kjo gjobe? As nuk e paguan ai, por edhe sikur ta paguaje, nuk e ka problem. PATENTEN!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?