Policia e Lezhës

Kronikë

Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje

21 Mars, 11:47| Përditesimi: 21 Mars, 11:49

  • Share

Lezhë- Dy persona janë marrë nën akuzë, një prej të cilëve u arrestua nga Policia e Lezhës, me akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe dhunës në familje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve njoftuan sot (21 mars) se arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin A. K., banues në Lezhë, për veprën penale “dhunë në familje”.

Kurse agjentët e Sektorit të Antidrogës shoqëruan dhe nisën procedim penal në gjendje të lirë për 22-vjeçarin Gj. F., 22 vjeç, pasi posedonte në automjet një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën ka tentuar ta fshehë kur është ndaluar nga punonjësit e Policisë.

Për të dyja rastet hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?