Qindra banorë në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shenkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit të së shtunës. Shkak është bërë djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, duke shkaktuar këtë situatë.
Në terren janë angazhuar mjete dhe punonjës të Operatorit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, të cilët punojnë prej orësh për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.
Komente

Vende dhe popuj, si ka mundesi qe vetem ne Shqiperi digjen vazhdimesisht transformatoret. Vendi i turizmit dhe i zhvillimit, pa energji si ka mundesi viti 2025 dhe shqiptaret vazhdojne te jetojne ne erresire. Rrofte arroganca! Pa drita, pa uje, cmime me shtrenjte se ne vendet e Europes perendimore, trafik i pafundte. Eshte shume per tu bere
Përgjigju