Është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qindra banorë në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, pas vendosjes së transformatori të ri në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes.
Operacioni teknik u krye nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), i cili punoi pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Transformatori i ri u vendos për të zëvendësuar pajisjen e dëmtuar, që kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona përreth që prej mëngjesit të djeshëm.
Falë angazhimit të ekipeve teknike të OST-së, situata është normalizuar dhe furnizimi është rikthyer në mënyrë të qëndrueshme.
Komente
