Lezhë/ Rreth 300 banorë në fshatin Grykë-Zezë pa rrugë dhe ujë: Mbushim me kova ku të mundemi, prandaj ikin njerëzit

7 Nëntor 2022, 15:47| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 15:56

  • Share

LEZHË- Vetëm 5 kilometra nga qendra e Lezhës, fshati Grykë-Zezë vuan mungesën e infrastrukturës.

Rruga që e lidh këtë zonë me aksin nacional Lezhë-Vau Dejës është tërësisht e amortizuar dhe në kohë me shi bëhet e pakalueshme.

“Veç sa e kanë mbush banorët se rruga është si kanal. Mbushet me ujë në dimër, e kanë vështirësi fëmijët për të shkuar në shkollë”.

“Rrugët krejt të pashtruara dhe ujë të pijshëm nuk kemi. Ne duam ujë dhe rrugë”, - thanë banorët.

Po kështu banoret ankohen për mungesën e ujit të pijshëm, pasi kjo zonë nuk është përfshire në projektin ujësjellësit të ri të bashkisë Lezhë.

“Pa ujë s’ka jetë, veç mbushim me kova ku të mundemi. Më keq s’ka, ndaj po ikin njerëzit”, u shpreh një grua.

Rreth 300 banorë jetojnë në fshatin grykë-zezë pjesë e njësisë vendore të Kolshit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 07/11/2022 17:52

    Kryetai i Bashkisë së Lezhes ç'far thot per këtë mjerim...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?