Lezhë- Policia Rrugore e Lezhës ka shtuar masat për shoferët e padisiplinuar dhe që bëhen shkak për aksidente rrugore.
Gjatë muajit qershor janë arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 3165 masa administrative gjoba ndaj tyre.
Patrullimi dhe kontrollet janë shtuar kryesisht gjatë vijës bregdetare dhe akset kryesore, edhe për shkak të sezonit veror dhe turistik, ku ka shtim të fluksit të turistëve dhe mjeteve.
“Gjatë muajit qershor janë arrestuar 19 drejtues mjetesh, prej të cilëve 9 për drejtim nën efektin e alkoolit dhe 10 pa leje drejtimi. Ndërkohë, janë vendosur 3165 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”, njofton policia vendoe.
Policia rrugore ben me dije se kontrollet do të vijojnë pandërprerë në akset urbane, interurbane dhe rurale, me përdorimin e të gjithë logjistikës në dispozicion, për të garantuar lëvizje të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës, ndersa apelohet për kujdes dhe respektim të rregullave nga të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe ftohen qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.
Komente
